Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se deklarata e shefit të diplomacisë gjermane se do të vazhdojë të mbështesë Prishtinën pavarësisht taksës është dëshërim i madh për të.
Vucic ka parlajmëruar se këtë dhe porositë tjera të cilat i ka marrë Serbia kohët e fundit do t’i shqyrtojë ditët në vijim në mbledhje me qeverinë e Serbi, njofton B92.
Ai ka thënë më tej se Gjermania “nuk do të guxonte të mbështesë ndalimin e qarkullimit të lire të mallit, shërbimeve e njerëzve”.
Vucic i ka bërë këto komente në konferencën për shtyp me ministren për punë të Evropës në Qeverinë e Francës Nathalie Loiseau, të cilën e ka falënderuar për kërkesën e Francës për heqjen e taksës së Kosovës në mallin serb.
Duke folur rreth taksës, sipas Vucicit, dikush i ka shfrytëzuar taksat, duke e ditur se deri sa të janë ato në fuqi nuk do të ketë dialog.
Ai ka thënë se me vënien e taksës Prishtin “e ka shkrirë konfliktin e ngrirë”.
Duke komentuar emërimin e ministrit të ri në vend të Nenad Rikalos në Qeverinë e Kosovës, Vucic ka thënë se (kryeministri i Kosovës) Ramush Haradinaj po i zgjedh ministra “serbët e tij privatë”.