Ka mbetur edhe pak kohë kur Serbia futet në heshtje zgjedhore. Mirëpo, ata që nuk “heshtin” janë mediet serbe. E përditshmja beogradase,“Kurir” ka shfaqur haptazi përkrahjen ndaj kandidatit për president, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë një emisioni argëtues, në njërin prej TV-së në Beograd, (s)’ndodhi një gjë e papritur, derisa fliste Vuçiq. Një të riu i ra të fikët. Kështu të paktën shihen në videon e publikuar në internet, transmeton Indeksonline
Mirëpo, “hero” i gjithë këtij rasti del të jetë Vuçiq. Ai mundohet ta ndihmojë personi që pësoi sulmin gjatë debatit.
Ndryshe, zgjedhje për president të Serbisë priten të mbahen me 2 prill. Ndërsa aktualisht në këtë pozitë është Tomislav Nikoliq, i cili atje njihej si njëri prej radikalëve më të mëdhenj. /Indeksonline/ A.Muhaxheri/