Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka thënë sot ambasadorit të Rusisë në Beograd Aleksandar Çepurin se ngecja e në dialogu me Kosovën mund të tejkalohet vetëm pasi që të hiqet taksa ndaj mallrave të Serbisë, përcjell FoNet komunikatën e Presidencës serbe.
Në kumtesë përmendet “përcaktimi i përhershëm i Serbisë për paqe e stabilitet“, transmeton Koha.net.
Vuçiq e Çepurin kanë biseduar edhe për bashkëpunimin energjetik si dhe rreth “furnizimit stabil e të garantuar “ të Serbisë me gaz.