Vuçiq e përfundon vizitën në Kosovë para kohe

Zyra për komunikim me publikun e Presidencës serbe ka bërë me dije sot se takimi i paraparë mes presidenti Aleksandar Vuçiq dhe politikanit serb nga Kosova, Momçillo Trajkoviqit nga Forumi Nacional Serb, është shtyrë për 30 janar në Beograd.

“Pati dështim të organizimit të një takimi gjatë qëndrimit të presidentit Vuçiq në Kosovë, pavarësisht dëshirës që të dëgjojë mendimet e të gjithë përfaqësuesve relevantë të popullit serb në Kosovë e Metohi”, është thënë në njoftimin për media të presidencës serbe, transmeton Koha.net.

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, gjatë ditës së sotme i ka nisur një letër të hapur Vuçiqit ku thuhet se pas kërkesës së saj për një takim mes tyre, Vuçiq i ka telefonuar asaj herët mëngjesin e së shtunës dhe se janë marrë vesh që biseda mes tyre të organizohet mes orës 16 dhe 18, por se, sipas saj, zyrtarë të Vuçiqit i kanë telefonuar asaj sërish pas mesnatës për t’i thënë se nuk mund të zhvillohet takimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme