Vuçiq e pret në Beograd kongresmenin amerikan që mbështet korrigjimin e kufijve

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet sot në Beograd me kongresmenin amerikan, Ted Poe, transmeton Gazeta Express.

Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00 në ndërtesën e presidencës në Beograd.

Gazeta Express dje ka raportuar për një letër të cilën 8 kongresistë amerikan ia kanë drejtuar sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Një nga nënshkruesit e atij dokumenti është edhe kongresmeni me të cilin do të takohet sot Vuçiqi.

Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.

Gjithashtu, këta kongresistë kanë thënë se e mirëpresin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi./Express/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme