Vuçiq e quan platformën e Kosovës si letër të një bande

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk do ta pranojë kurrë platformën e miratuar nga Kosova.

“Përgjigjja ime për të gjithë është e tillë-nuk e di sa do të jem, sepse Haradinaj më ka kërcënuar se do të më rrëzojë nga pushteti, disa kundërshtarë tonë politik mirë po i presin në Prishtinë, po iu ndihmojnë në mënyra të ndryshme, ndoshta do t’ më rrëzojë, mirëpo unë kushte të tilla kurrë nuk do të pranojë”, ka porositur Vuçiq.

Sipas tij, dialogu nuk mund të vazhdojë bazuar në atë platformë siç pretendojnë në Prishtinë, shkruan tanjug.

“Tani sikter me atë letër bandë nga Prishtina, ku të dëshironi shikoni nëse dikush do t’ua plotësojë, por Serbia me siguri jo” , theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme