Vuçiq flet për propozimin që Serbia ta njoh Kosovën, por me këtë kusht

Në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën në Serbi, presidentit Vuçiqi ia ka tërhequr vëmendjen propozimi i profesorit universitar i drejtësisë, Vladan Kutleshiq për një union real të shteteve të pavarura të Serbisë dhe Kosovës, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura mes vete.

“Propozimi im është që Serbia ta njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por ajo do të mbetej institucionalisht e lidhur me Serbinë. Do të ishte një union doganor që do të kishte një treg të përbashkët dhe politikë monetare unike”, ka shpjeguar Kutleshiq për gazetën serbe “Blic”, përcjell Telegrafi

Sipas gazetës serbe, propozimi i Kutleshiqit në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën është i pari që ka tërhequr vëmendjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Propozimi i tij gjithashtu parasheh autonomi politike dhe territoriale për serbët në veri të Kosovës, ndërsa serbët që jetojnë në jug të Ibrit të fitojnë autonomi kulturore, gjuhësore dhe informative.

Gjithashtu, prona e Kishës Ortodokse Serbe dhe monumentet mesjetare serbe do të merrnin autonomi funksionale, kurse do të administroheshin nga Instituti serb për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, ose një autoritet në Kosovë të cilin do ta paguante Serbia do të paguajnë.

Sipas gazetës serbe presidenti Vuçiq kohë më parë ka përmendur publikisht propozimin e Kutleshiqit. “Jam befasuar me atë çfarë tha ai. Nëse do të mendonim kështu 10, 15 ose 20 vjet më parë, ndoshta disa gjëra të ishin ndryshe”, tha Vuçiq.

Kutleshiq shpjegon se Kosova do të merrte ulëse në Kombet e Bashkuara, por Serbia do të bënte një marrëveshje obligative që në organizatat ndërkombëtare (Kosova dhe Serbia) nuk do të mund të votonin kundër njëri-tjetrit.

Pjesë e propozimit të tij është se zgjidhja përfundimtare do të miratohej në një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të merrnin pjesë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Gjermania dhe Franca, që do të ishin  garantues të marrëveshjes.

“Serbia do të duhej të kërkojë nga Brukseli një garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse një marrëveshje e tillë do të nënshkruhet”, thotë Kutleshiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme