Vuçiq: Kosova po i teston serbët në veri që duan të jetojnë në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “provokimet e reja të Kosovës janë problem serioz dhe se me aksionin e fundit në veri, ajo ka dashur të testojë serbët se kush dhe në ç’mënyrë është i gatshëm t’iu rezistojë”, transmeton Koha.net.

“Dje kemi pasur një shqetësim të serbëve në veri pasi ata gjoja kanë vizituar bastoret për ‘t’i arrestuar makinat’që serbët i mbajnë nëpër bastore”, citon rts të ketë thënë Vuçiq.

Duke komentuar këtë aksion, Vuçiqi ka thënë se kosovarët këtë e bënë me teknikë:

“Për të parë se kush dhe në ç’mënyrë do t’i kundërshtonte e pastaj të niseshin në aksionin tjetër për të kontrolluar raftet nëpër shitore dhe për të krijuar kështu pasqyrën e qartë rreth vendeve të mundshme të rezistencës në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës po dëshirojnë që në tërësi “ta vrasin çdo dëshirë të gjithë banorëve paqësorë e të dinjitetshëm që të jetojnë në atdheun e vet në Serbi”, ka përfunduar Vuçiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme