Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se fushata e çnjohjeve për pavarësinë e Kosovës do të vijojë, për të forcuar pozicionin negociator të Beogradit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend të mërkurën, Vuçiq u shpreh se do të kontaktojë me liderë të disa shteteve në lidhje me këtë çështje, shkruan Tanjug.
“Është e qartë se ne nuk do të mund të ndryshojmë opinionin e vendeve perëndimore. Prishtina ka kërkuar që SHBA ndikoj në Vietnam dhe Kenia. Po e them për herë të parë tani. Do të përpiqem të kontaktoj me presidentin e ri të Kenias dhe shpresoj se mund të flasim edhe me miqtë tanë në Vietnam”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Ai theksoi se fushata e çnjohjes kishte arritur gjëra të mëdha dhe të rëndësishme dhe po e ndihmonte Serbinë të ruajë pozicionin e saj.