Vuçiq: Nëse dialogu zhvillohet vetëm për ta njohur Kosovën, atëherë mirupafshim

“Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet të ta njohë Kosovën, dhe kjo është e tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim”, ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke lënë të kuptohet se dialogu i tillë nuk do të vazhdojë deh se ai do të ndërpritet nga Serbia, transmeton Koha.net.

Ai , siç përcjell tanjug, është përgjigjur kështu në pyetjen e një gazetari se a ka mundësi që të organizohet konferenca ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhej në vend të “marrjes së shpirtit “ në Bruksel që po zgjat tash e disa vite.

Vuçiq nuk e ka hedhur poshtë këtë mundësi, edhe pse frikësohet se një konferencë e tillë eventuale “mund të kalojë pa marrëveshje”.

Ai ka sqaruar se për cilindo format të bëhet fjalë, “dikush duhet të tregojë vullnet të mirë, të kuptojë se është kompromis e jo dikush në një formë të fitojë të gjitha”, ashtu siç e kishte vërejtur te Thaçi, porse duhet të ketë lëshime nga të dy palë.

„Nëse jeni në gjendje ta bëni këtë, jemi të gatshëm të bisedojmë, nëse ju thoni Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kjo është tëra, atëherë faleminderit, mirupafshim“, ka thënë Vuçiq.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme