Lideri i partisë Serbia unike Dragan Markoviq Palma mendon se për Kosovën nuk ka zgjidhje tjetër pos që të bisedohet për edhe ndërmjet serbëve në Serbi e edhe me shqiptarët në Kosovë, transmeton Koha. net.
“Të gjithë e dinë se Kosova na është rrëmbyer, por tani varianti më i keq do të ishte të ulemi, t’i biem gjoksit e të vajtojmë. Duhet biseduar me shqiptarë dhe brenda- përbrenda nesh, për shkak të serbëve në Kosovë por edhe për shkak të të gjithë qytetarëve në Serbi. Zgjidhje tjetër nuk ka, citon “politika” e Beogradit të ketë thënë Markoviq.
Ai ka theksuar se beson se “i pari i Serbisë Aleksandar Vuçqi, nuk do të japë diçka që është serbe, se do të bëjë çdo gjë për interesat tona dhe me siguri nuk do të gabojë “.
“Është me rëndësi të gjendet zgjidhje e mirë për serbët në Kosovë dhe për të gjithë qytetarët në Serbi dhe qind për qind jam i sigurt se shumica me Aleksandar Vuçiqin në krye do të dijë ta gjejë zgjidhjen dhe se ai nuk do të marrë asnjë vendim të dëmshëm për Serbinë”, ka vlerësuar Markoviq.
I pyetur nëse beson se BE edhe më tej e do Serbinë në radhët e veta, Markoviq ka thënë:
“Një shtet nga BE, i cili pyetet për të gjitha e për çdo gjë, Britania e Madhe, nuk na shikon me sy të mirë, gjithmonë shpik diçka, shkruan deklarata kundër Serbisë. Natyrisht ne kemi respektuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe tani radha është te BE. Natyrisht, asnjë vendim të merret pa SHBA-në”.