Vuçiq paditet për borxhin prej 532 mijë eurosh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është paditur nga producenti i njohur serb Sasha Mirkoviq. Sipas padisë së ushtruar në gjyaktë Vuçiq ia ka borxh Mirkoviqit 532.000 euro.

Borxhi i Vuçiqit ishte 600.000 euro, por se pjesën prej 68.000 ia kishte paguar producentit. Në pranverën e vitit 2014, Vuçiçi huazoi para nga Sasha Mirkoviq me vërejtjen se ai do të “kthehej siç duhet” me një shenjë mirënjohjeje për huanë.

Saša Mirkoviq shton se paratë janë fituar shumë vite me radhë duke punuar në një sallë ekspozite ku ai ka bërë një karrierë mbresëlënëse ndërkombëtare. Avokati i Sasha Mirkoviqit, Natasha Toshiq sot ngriti padi kundër të dyshuarit Aleksandar Vuçiç, i cili në të vërtetë mbrohet përmes imunitetit të presidentit të Serbisë.

Mirkoviq mendon se ky borxh nuk do të ekzekutohet deri në fund të mandatit presidencial të Aleksandar Vuqiqit. Sasha Mirkoviq ishte deputet nga radhët e partisë SNS, ndihmës ministër i Komunikacionit dhe njëri ndër 5 personat më me ndikim në partinë SNS.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme