Vuçiq po e përgatit popullin e vet për njohjen e Kosovës

Së fundmi Presidenti serb, Alexandar Vuciq ka dhënë deklarata të rëndësishme për Kosovën. Nëpër televizione serbe Vuciq ka thënë se mund të ndryshohet Kushtetuta për të zgjidhur çështjen e statusit të Kosovës. Presidenti serb po ashtu ka theksuar se Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE’së, pa i qartësuar kufijtë e saj dhe të sinjalizojë mbajtjen e një referendumi ku do të pranohej ose do të refuzohej statusi i Kosovës. Për për të përditshmen “EurAsia” ekspertë serbë dhe rusë kanë treguar nëse Presidenti serb po e përgatit popullin e tij për njohjen e Kosovës dhe se sa do të ishte i mundur një referendum për Kosovën.

Serdjan Sljkuviq, profesor në Universitetin e Novi Sadit ka thënë se deklaratat e fundit të Vuciqit se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa determinuar kufijtë e saj dhe qëndrimin ndaj Kosovës, në fakt janë ato çfarë ripërserisin autoritetet ndërkombëtare.

“Ky është një trik i njohur i Bashkimit Evropian për ta njohur kuazi-shtetin e Kosovës”, ka thënë Sljkuviq, transmeton Gazeta Express.

Në këtë frymë, sipas profesorit serb, deklaratat e fuqishme të politikanëve serbë dhe zyrtarëve të BE’së për një ‘marrëveshje detyruese mes Kosovës dhe Serbisë’ janë vetëm një formë indirekte për të kërkuar njohjen e Kosovës shtet.

Ai thotë se anëtarësimi i Serbisë në BE prapë është shumë larg. Sipas Sljkuviq, BE po thotë “nëse bëni cfarë ne kërkojmë, më pas do ta konsiderojmë mundësinë e anëtarësimit të Serbisë”.

Analisti serb shprehet i bindur se Perëndimi po kërkon që Serbia ta sheh si legjitim agresionin e NATO’s në vitin 1999.

Filozofi serb dhe analisti politik, Milan Damjanac thotë se Presidentit Vuciq po i bëhet presion për Kosovën në një mënyrë tejet jo të përshtatshme për Serbinë.

Ai shton se njohja, sic  e quan ai, regjionit jugor të Serbisë si regjion të pavarur, do t’i shtynë fqinjtë e Serbisë që të kërkojnë pjesë të tjera nga territori i Sebisë.

Historian rus Georgi Engelhartd ka thënë se deklrarat e fundit të Vuciqit në fakt janë po e njëjta politikë që ka ndjekur presidenti serb që nga vera e kaluar kur ka nisur një dialog i brendshëm për Kosovën.

Ai mendon se ky nuk është një vendim i Vuciqit, por një kërkesë joformale nga Brukseli dhe Berlini.

“Vuciq ka pasur që të marrë vendim për normalizim të plotë të raporteve me Kosovën deri në fundin e vitit 2018 dhe fillimin e vitit 2019”, ka thënë historiani rus. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme