Vuçiq prezanton armët e reja pak ditë para takimit me Kurtin në Bruksel, jep sinjale se mund të plasë lufta në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të takohen në Bruksel më 18 gusht, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës si rezultat i vendosjes së masave të reciprocitetit nga qeveria e Kosovës. Në një reagim për mediat, Vuçiç ka theksuar dje se po shkon në Bruksel për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në mënyrë që të përpiqet të ruaj paqen dhe stabilitetin,sepse ky është qëllimi i tij i vetëm. Mirëpo teksa po fliste për paqen që pret pas këtij udhëtimi të rëndësishëm në Bruksel, prezantoi armët e rejadhe pajisjet ushtarake të sapo prodhuara nga industria vendase për qëllime speciale për nevojat e njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë. Pra Vuçiç po mban qëndrim të dyanshëm, teksa bën thirrje për vendosje të qetësisë, u bën publicitet armëve ‘made in Serbia’.

Teksa po fliste për armët tha se rritja e kërkesës për armatime është një tregues i qartë se çfarë drejtimi po merr bota. Si duket presidenti serb po bën të ‘pafajshmin’ në sy të perëndimorëve për të shmangur ndëshkimin nga ana e tyre, por nuk po heq dorë nga skenari për konflikt të armatosur. Vuçiç refuzoi të komentonte qëndrimin e BE-së ku i cilësoi njëlloj fajtorë si Serbinë po ashtu dhe Kosovën.

Vuçiç prezanton armët serbe

Presidenti Aleksandër Vuçiç, foli me krenari për ato produkte, duke theksuar se gjithçka mund të shitet brenda 3 ditëve. Kërkesa e madhe për armatime, sipas tij, është një tregues i qartë se çfarë drejtimi po merr bota. Ndër produktet më kryesore përmendi obusin vetëlëvizës “Nora”, mjetin e blinduar ushtarak “Llazar 3”, sistemin e kombinuar të mbrojtjes ajrore vetëlëvizëse “PASARS-16” dhe modelin e ri të pistoletës “Zastava”.Gjithashtu njoftoi se brenda këtij viti, arsenalit ushtarak të Serbisë do t’i shtohen edhe 11 helikopterë multifunksionalë.

Vuçiç flet për takimin me Kurtin në Bruksel

Presidenti serb komentoi dhe tensionet e fundit me Kosovën si dhe përmendi synimet e tij në takimin me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.

“Ne do të shkojmë në Bruksel për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ky është qëllimi ynë i vetëm. Ne nuk po kërcënojmë askënd, vetëm dëshirojmë të sigurojmë respektimin e rregullave ndërkombëtare, respektimin e normave, që nga Rezoluta 1244 e deri te Marrëveshjet e Brukselit.”

Sa i përket çështjesh së reciprocitetit për targat, zbatim të cilin Kosova e shtyu për në shtator, Vuçiç tha se do të mbajë këtë qëndrim.

“Kur vjen puna për targat, situata është e qartë. Ata mund ta zbatojnë me forcë vendimin, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në procesin e rregullimit ligjor të problemit, për më tepër kur ky vendim është kundër popullit të Serbisë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi më tej se “çdo gjë është e mundur me dhunë, por nuk dihet për sa kohë. Shikoni se çfarë po varrosin cisterna, smeurija, si fëmijët e vegjël që luajnë, duke imagjinuar se kanë shtet, por ata që e mbajnë nuk dinë gjë. Ne do të diskutojmë gjithçka dhe do të ngremë të gjitha çështjet. Por do të shohim pas dy-tri ditësh nëse do të ketë ndonjë kuptim apo jo, gjë që unë jam më i prirur ta besoj”, tha Vuçiç.

Presidenti serb do ketë një agjendë të ngjeshur këtë të enjte.

Në Bruksel ai pritet të takohet dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Diskutimi kryesor do të jetë për formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, por edhe çështjet e sigurisë rajonale. Ndërkohë, më herët, Vuçiç la të kuptohet se nuk do të pranojë që Rusia apo ndonjë shtet tjetër të ndërtojë bazë ushtarake në Serbi, duke konfirmuar se vendi i tij do të mbajë një status neutral ushtarak.

I pyetur se si e interpreton reagimin e BE-së njoftimin në të cilin Beogradi dhe Prishtina janë njëlloj fajtorë për ngritjen e tensioneve në Kosovë dhe Metohi dhe shkëmbimin e retorikës nxitëse, ai u përgjigj se nuk kishte asnjë koment. “Kjo është mënyra më e mirë”, ka thënë Vuçiç.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme