Vuçiq shfaqet i tensionuar para votimit të ushtrisë së Kosovës, ka “një mesazh për gjithë botën”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Terstenik se qëllimi i Prishtinës për të formuar një ushtri, është i papajtueshëm me ligjin dhe me Rezolutën 1244 dhe shtoi se detyra e KFOR-it është të shpërbëjë atë ushtri.
“Kosova është një problem shumë i madh për ne, veçanërisht për shkak të lëvizjes të fundit, për formimin e një ushtrie, e cila nuk është e bazuar as në ligj as në Rezolutën 1244.

Obligimi i KFOR-it është të shpërbëjë ushtrinë‘’, tha Vuçiq.

Ai dërgoi një mesazh tjetër për botën.

‘’Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, sepse as populli serb, as Serbia nuk do t’ju lejojnë”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria ka paralajmëruar se ushtria do të formohet nesër, duke shtuar se kanë mbështetjen e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë. /Metro

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme