Vuçiq shpall fitoren në Beograd

Lideri i SNS, Aleksandar Vuçiq ka thënë se lista e progresistëve fitoi më shumë se 45 për qind të votave në zgjedhjet në Beograd.

“Është shfaqur fytyra e vërtetë demokratike e vendit tonë, qytetarët kanë ardhur në zgjedhje në mënyrë paqësore dhe demokratike, pavarësisht nga presionet e shumta”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Edhe pse rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura nesër, ai ka theksuar se lista e SNS ka fituar më shumë se 45 për qind të votave në Beograd dhe se kjo është arritja e tyre më e mirë në kryeqytet deri më tani pasi kanë një shumicë absolute.

Vuçiq ka shtuar se fushata për zgjedhjet lokale në Serbi ishte ‘tmerrësisht e ndotur’ dhe se për këtë do të flas gjatë ditëve në vijim./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme