Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, i përgëzoi ironikisht mediat nga Kosova të cilat kanë raportuar se ai gjoja ka nënshkruar shkarkimin e Marko Djuric.
I pyetur nga gazetarët B92 në Davos nëse është e vërtetë se kreu i Zyrës për Kosovën do të zëvendësohet, Vucic nuk ka dhënë përgjigje negative ose pozitive, por ka thënë:
“I përgëzoj mediat e Kosovës, për shkak se ato janë padyshim më të informuara se unë, e dinë më mirë se çfarë do të ndodhë, ndërsa fillaun të merren edhe me kuadrot në Qeverinë e Serbisë”, tha Vucic, raporton B92, transmeton Gazeta Express.
Disa portale nga Kosova, duke përfshirë edhe Kossev serb, përcollën informacionin që Vucic ka vendosur që për shkak të “rastit të trenit” të zëvëndësojë Djuric, ndërsa Kossev thotë se këtë informacion e ka marrë nga një burim i Listës Serbe.