Vuçiq tregon se çka u fol mbrëmë gjatë takimit me Thaçin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se takimi i tij me homologun kosovar, Hashim Thaçi, në Uashington, kaloi “zakonshëm” dhe tha se Serbia ishte duke pritur për heqjen e taksës “në mënyrë që të mund të diskutonim çështjet thelbësore”.

Vuçiq i tha RTS-së se në takim morën pjesë i dërguari special i Amerikës në Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trumpit, Robert O ‘Brien.

Ai bëri me dije poashtu se gjatë vizitës së tij dyditore në Uashington, kishte një numër takimesh dhe bisedoi me të gjithë ata siç tha ai “që vendosin për ne”, nga Mike Pompeo, Robert O’Brien e deri te Richard Grenell.

“Asnjë prej tyre nuk dëshiron që Serbia e vogël të bëjë edhe një armik të vogël, por ata duan të bashkëpunojnë me ne, dhe e jona është ta përdorim atë,” i tha Vuçiq RTS-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme