Vuçiq – zyrtarëve të Kosovës: Turp për ju o gënjeshtarë të mjerë

Presidenti i Serbisë ka shpërthyer në kritika dhe me fjalorë ofendues ndaj zyrtarëve shtetërorë të Kosovës.

“Turp për ju o gënjeshtarë të mjerë”, është ofendimi që Aleksandar Vuçiqit, transmeton lajmi.net.

Deklarata e tij vije pas hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit që paralelisht po zhvillohet në Prishtinë e në Beograd, raporton Beta.

Vuçiqi ka thënë se hetimi në Serbi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po zhvillohet shumë ngadalë, por po përparon, ndërsa ka shtuar se është qartë se dikush po e njofton Prishtinën prandaj paniku te shqiptarët është edhe më i madh.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të dalë para çdo organi hetues të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i autoriteteve të Kosovës të jetë i përzier në atë vrasje.

“Nuk do të lejoj që Serbia të jetë e vogël apo e dobt dhe unë kurrë nuk do të lejoj që dikush ta poshtërojë atë”, tha Vuçiq. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme