“ Vuçiqit iu dërgua mesazhi se jetën e ka në rrezik, Gjingjiqi u vra për dështim të njëjtë”

Armët e gjetura pranë shtëpisë së kryeministrit Aleksader Vuçiq meritojnë vëmendje të veçantë, pasi atij i është dërguar mesazh se jeta e tij është në rrezik.

Kështu ka folur paraardhësi i tij, sot zëvendëskryeministër e ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, transmeton Koha.net.

“Vuçiqit i është dërguar mesazh se jetën e ka në rrezik. Në fund të fundit, për shkak të dështimit të shërbimeve të sigurisë u vra Zoran Gjjingjiq. Çështja është shumë serioze dhe e rëndë, duhet të përcaktohet përgjegjësia”, ka shtuar më tej Daçiq.