Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq shpreson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Vujiçiq theksoi se pasi Komisioni i ekspertëve për matje të territorit ka vërtetuar se Kosova nuk humb territor, çdo shtyrje e mëtejme e këtij ratifikimi është papërgjegjësi dhe qytetarët mbesin të izoluar.
Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion është treguesi më i mirë se sa deputetët e popullit në të vërtetë i mbrojnë interesat e qytetarëve.
“Kjo po ashtu është edhe testi më i mirë për harmonizim të partnerëve të koalicionit që ka shumicën e votave të deputetëve në Parlament me çka ratifikimi nuk varet nga votat e partive opozitare”, ka thënë Vujiçiq.