Vulin: Gjermania dogji botën, Shqipëria e Madhe mund ta djeg Ballkanin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se nëse 72 vite më parë Gjermania e ka djegur, atëherë këtë mund ta bëj edhe Shqipëria e Madhe në Ballkan.

“72 vite më herët Gjermania ka djegur botën. Këtë mund ta bëj edhe Shqipëria e Madhe. Ne tash dëgjojmë se si mund të ndryshohen kufijtë, pa një fije turpi dhe frike. Çfarë do të tërheqin kuifjtë e rinj, kufijtë në këtë pjesën tonë. Ne nuk kërkojmë gjak, gjakun të cilin nuk e kemi” tha Vulin në një ceremoni që shënon ditën e fitore mbi fashizmin, transmeton lajmi.net

Ai gjithashtu theksoi se Serbia nuk është në kërkim të territoreve të reja.

Vulin me theks të veçantë foli edhe për gjendjen në botë e cila sipas tij edhe pas luftrëave ka shumë sfida dhe probleme. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme