PDK është problemi më i madh i Kosovës

“PDK është problemi më i madh i Kosovës”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se partia e tij ka sjellë mendësi të demokratizimit në skenën politike. Ndërsa, sipas tij, koncepti i partisë së parë në vend, PDK-së, ka kohë që është degraduar.

Ymeri e sheh partinë që aktualisht është në koalicionin qeverisës në krye me Kadri Veselin problemin kryesor për gjendjen aktuale Kosovës.

Sipas Ymerit, vendi duhet të orientohet kah zhvillimi ekonomik i cili domosdoshmërish duhet të burojë nga brenda.

“Duhet të orientohet kah zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi ekonomik duhet të burojë nga brenda”, ka thënë ai për Rubikon të KTV-së.

Tutje Ymeri theksoi se Kosova duhet të ketë sovranitet të plotë me çka nënkupton një shtet i cili ka kapacitet të kontrollojë kufijtë e vetë.

“Republika e Kosovës duhet të jetë me sovranitet të plotë, duhet të jetë shtet i cili i kontrollon kufijtë e vet, i cili ka kapacitete për të kontrolluar shtetin e vetë dhe i cili ka një territor i cili nuk është i ndarë përmes vijave etnike por ku jetojnë qytetarët”, ka thënë ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme