Vulin në takim me gjeneralin e NATO-s: E vetmja forcë ushtarake në Kosovë është KFOR-i

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në takimin me gjeneralin amerikan në NATO, theksoi ndër të tjera se KFOR-i është e vetmja forcë ushtarake në Kosovë.

Veç tjerash, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, në takimin me gjeneralin e NATO-s, Curtis Scaparroti, deklaroi se përcaktimi ynë strategjik është ta mbajmë statusin e forcave neutrale.

Ndërkohë që, në anën tjetër, theksoi ministri Vulin, kemi dëshirë të kemi bashkëpunim  me të gjithë aktorët relevant në ruajtjen e paqes e të sigurisë në botë, njoftojnë mediat serbe.

“Prandaj, lidhur me këtë, Serbia është e interesuar të ketë bashkëpunim me NATO-n, në kuadër të Partneritetit për Paqe”, theksoi ministri Vulin.

Në takim u potencua edhe bashkëpounimi i ushtrisë serbe me forcat e KFOR-it, si forcë ushtarake që garanton paqen e sigurinë në vend, që u vlerësua si bashkëpunim i një niveli të lartë, transmeton RTK.

Tutje, ministri serb, Aleksandar Vulin, theksoi se KFOR-i është i vetmi institucion ushtarak në Kosovë dhe se tjetër forcë ushtarake në Kosovë nuk ka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme