VV: Dënohet me 6 muaj burg aktivisti Besnik Zeqiraj, pa asnjë provë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar sot aktivistin e saj nga Peja, Besnik Zeqirajn, me 6 muaj burg.

Sipas Vetëvendosjes, ai akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje, së bashku me një person tjetër, për çfarë me herët ka mbajtur 3 muaj burg si dhe 1 muaj masën e arrestit shtëpiak.

“Dënimi i aktivistit Zeqiraj është i pabazuar, rrjedhimisht i padrejtë e i papranueshëm. Ai do të vuaj edhe 2 muaj burg për një vepër të cilën nuk e ka kryer asnjëherë, dhe e cila i ngarkohet pa asnjë provë dokumentuese”, thotë Lëvizja Vetëvendosje.

“Drejtësia e kapur dhe në shërbim të klanit Pronto vazhdon përndjekjen e aktivistëve të pafajshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, gjersa qëndron e heshtur karshi sulmeve kriminale me motive politike nga segmente të pushtetit ndaj aktivistëve tanë. Ky pushtet që po shkon sigurt drejt theqafjes, është i tmerruar jo vetëm nga rënia e tij, por më shumë nga rritja e përkrahjes për Vetëvendosjen dhe shteti i së drejtës që synohet nga ne, me vendosjen e të cilit kriminelët do ta humbin lirinë. Veprimet e tilla siç është dënimi i padrejtë ndaj Besnik Zeqirajt, do të mbahen mend si padrejtësitë e fundit të këtij regjimi kriminal”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme