VV-ja e konsideron shqetësuese heshtjen e bordit të Telekomit rreth kontratës me Z-Mobile

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Bordi i Telekomit që të mos vazhdojë kontratën me Z-Mobile dhe që sa më shpejtë të nis procedurat për kthimin e të hollave nga kjo kontratë.

Deputeti Liburn Aliu tha se heshtja e bordit është shqetësuese.

“Heshtja e bordit të Telekomit është tejet shqetësuese. Kjo kontratë ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Të gjitha faktet e dëshmojnë se kjo kontratë është krim i madh ekonomik. Ne kërkojmë që kjo kontratë të mos vazhdohet me asnjë kusht dhe të fillojë procedurat për kthimin e fondeve nga kjo kontratë”, tha ai, raporton KTV.

Ndërsa drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike, Fatban Bunjaku tha se dëmi nga kontrata me Z-Mobile është shumë milionësh.

“Bordi më së largu deri të hënën të njoftoj se kjo kontratë nuk vazhdon. Z-mobile tejngarkon resurset e telekomit në veçanti në shërbimet 3g dhe 4g”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme