VV: Kosova s’ka nevojë të pajtohet me Serbinë, por që Serbia ta njohë

Temë që ka marrë shumë energji e nerva e ka konsideruar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, temën e dialogut të Kosovës me Serbinë, raporton KTV.

Në një tryezë të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku u shpalos alternativa e kësaj partie për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti tregoi se pse kanë qenë kritikë për mënyrën e dialogut.

Kurti ka thënë se shqiptarët dhe serbët nuk kanë nevojë për pajtim në Kosovë. Ai propozon dialog me serbët e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se është bërë një raport ku janë përfshirë disa nga temat që janë diskutuar me Serbinë.

Kreu i Vetëvendosjes sa i përket shkëmbimit territorial me Serbinë, ka thënë se Serbia e dëshiron një gjë të tillë. Ai thotë se kur zyrtarët e lartë kërkojnë shkëmbim territorial, shprehin gatishmërinë për heqje dorë në veriu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme