Walker: Jam pjesë e familjeve të Reçakut

Është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit Wiliam Walker, në Reçak të Shtimes. Pikërisht, një ditë para 18 viteve të masakrës në këtë fshat.

 

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ish-ambasadori Walker, për shtetin tonë, ishte njeri i duhur në kohën e duhur.

Sipas tij, kjo shtatore simbolizon para botës, të vërtetën për Kosovën, e në të njëjtën kohë është simbol i lirisë dhe pavarësisë.

“Ishte njeriu i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker në mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte njeriu i duhur që tha të vërtetën, që hapi sytë botës. Bota menjëherë thirri konferencën në Rambuje, pala shqiptare e kreu punën e vet. Filluan bombardimet dhe sot Kosova është e lirë, është e pavarur, është sovrane, ka shtet të konsoliduar. Një shtet krenar për miqtë dhe botën që e mbështeti. Edhe pse kaluan18 vite, ne i kujtojmë viktimat, kujtojmë atë heroizëm të pashoq të popullatës shqiptare, kujtojmë atë përpjekje madhore dhe unike të popullit të Kosovës…Kjo shtatore simbolizon të vërtetën për Kosovës, para botës simbolizon simbolin e lirisë dhe të pavarësisë”, tha Thaçi.

Kurse, ish-ambasadori Wiliam Walker, i falënderoi qytetarët të cilët qëndruan në borë dhe shi, në ditën më të rëndësishme për të.

Ai tha se më së shumti i falënderoi fshatarët e Recakut, pjesë e të cilëve është bërë ai.

“Dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj edhe z.Balanin, skulptorin e shtatores, i cili ka dëshmuar se më ka bërë më të vërtet me pamje heroike në këtë shtatore. Dua të shfrytëzoj rastin të falënderojë të gjithë Kosovën, të gjithë qytetarët e Kosovës, që po vini këtu në një ditë më mot të këtillë, për të më nderuar mua në këtë ditë. Më së shumti dua të falënderoj fshatarët e Recakut, familjet, familjarët e Recakut, pjesë e pandërprerë e të cilëve jam bërë unë”, tha Walker.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Isamili tha se ndjenjat e qytetarëve janë të përziera me pikëllim dhe krenari për historinë e kësaj dite. Ai tha se këtyre ndjenjave po iu shtohet buzëqeshja pasi që kanë bërë shtatoren e Walkerit./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme