Derisa kemi hyrë në muajin e fundit të vitit, miliona përdorues të smartfonëve do t’u duhet që të përditësojnë pajisje më të reja nëse dëshirojnë që të vazhdojnë të përdorin WhatsApp, transmeton koha.net.
Aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, që ka mbi 1 miliard përdorues, thotë se ndryshimi i teknologjisë do të thotë se atyre do t’i duhet që ta ndalin WhatsApp në telefonat e vjetër.
“Derisa këto pajisje mobile kanë qenë shumë të rëndësishëm në historinë tonë, ata tani nuk ofrojnë llojin e aftësive që ne na duhet për të rritur tiparet në aplikacionin tonë”, ka njoftuar kompania WhatsApp.
Përdorues të iPhone
WhatsApp së shpejti do të ndalojë së punuari në çdo iPhone 3GS, i cili është gjenerata e dytë, e që është lansuar në vitin 2009.
WhatsApp madje do të ndalohet në çdo pajisje që ende kanë sistemin operativ iOS 6, që do të thotë se çdo iPhone 4, 4S apo 5 që nuk janë përditësuar në sistemin operativ më të ri, nuk do të kenë qasje.
Përdorues të Androidit
Çdo telefon apo tablet që ende ka Andrid 2.1 apo 2.2 nuk do të mund ta përdorin.
Përdorues të Windows Phone
WhatsApp, sikurse edhe vet Windiws, nuk do të përkrah më smartfonin Windows Phone 7.