WhatsApp: Fshini llogarinë në Facebookun

Bashkëthemeluesi i WhatsApp, Brian Ecton, i është bashkëngjitur numrit në rritje të njerëzve, të cilët pas skandalit të fundit me përdorimin ilegal të të dhënave, po shlyejnë llogaritë e tyre në Facebook.

Ecton përmes hashtagut #DeleteFacebook ka tërhequr vëmendje të posaçme të mediave për shkak të faktit se aplikacioni i tij për bisedë “WhatsApp” qe katër vjet është në pronësi të Facebookut, i cili për blerje pagoi 19 miliardë dollarë.

Ecton braktisi Facebookun në shtator të vitit të kaluar dhe kohë më parë paralajmëroi se do të investojë 50 milionë dollarë në zhvillimin e mëtejmë të aplikacionit për siguri dhe shkëmbimin enkriptues të mesazheve në Signal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme