Wijnaldum e “tradhton” Barcelonën, pranon ofertën e PSG-së

Georginio Wijnaldum ka vendosur t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Mesfushori i Liverpoolit kishte paraprakisht marrëveshje verbale me Barcelonën, por gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se holandezi ka shkelë fjalën e dhënë për katalonasit.

Para dy javëve Barcelona arriti marrëveshje me Wijnaldum, ndërsa nuk planifikojnë ta rrisin ofertën e tyre.

Tani, Wijnaldum do ta pranojë ofertën e PSG-së deri në vitin 2024 me pagë më shumë se dyfish nga oferta e Barcelonës.

Wijnaldum iu bashkua Liverpoolit në vitin 2016 duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.