Xhaferri: Uroj qytetarët për këtë sjellje dinjitoze në këtë ditë festive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferri votoi në fshatin Forinë të Gostivarit, nga ku deklaroi se qytetarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëjnë atë në mënyrë demokratike.

“Gjithsesi se shfrytëzuam të drejtën për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. I falenderojmë të gjithë qytetarët për kujdesin, për atmosferën festive që shprehën edhe në raundin e dytë! Dëshirojmë që kjo atmosferë të mbizotërojë deri në përmbyllje të procesit zgjedhor!

Përfundimisht qytetarët e Republikës së Maqedonisë tregojnë që kanë dinjitetin, njohuritë dhe kapacitin e duhur dhe demokratik për të shprehur vullnetin e tyre.

Më gëzon fakti që kemi arritur në këtë moment që qytetarëttë mund të përcaktohen për të bërë zgjedhjen e tyre. Shpresojmë se atmosfera në të gjithë Republikën e Maqedonisë, do të shkoj në këtë frymë që mbizotëron edhe këtu.

Andaj i urojmë qytetarë për këtë sjellje dinjitoze në këtë dite festive që na kanë mundësuar. Urime të gjithë atyre që do të fitojnë mandatin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme