Nga jashtë, zor vërehet se është xhami, pa gjysmëminaren e cila s’është e ngjitur me të.

Në fakt, vendi për thirrjen e ezanit, tash qëndron zorshëm për të vërtetuar historinë treshekullore të xhamisë ‘Osman Efendi’ në Novobërdë.

Ajo bashkë me një pjesë muri, janë pjesët e mbetura të objektit të vjetër të kultit fetar të ndërtuar në shekullin e 18-të, që u dogjë në Luftën e Parë Botërore.

Objekti do të ringritej, pas vitit 1945, por më i vogël se ai i moçmi, njofton Klan Kosova.

Xhamia e vetme dhe historike e këtij qyteti, ka më shumë se një dekadë që nuk ka xhematë të rregullt.

Ajo qëndron e hapur për vizitorë, që edhe mund të kryejnë lutjet.