Gazetarja Arbana Xharra, e cila tashmë ka aderuar në PDK, në fillim të fjalimit të saj në konferencën e thirrur për media, ka thënë se kjo parti i ka dhënë hapësirë për kauzat e saj dhe të kosovarëve.
“Unë kam vendos të ndryshoj prej të qenit gazetare, sepse kjo parti më dha hapësirë për kauzat e mia dhe tonat, ka thënë Xharra.
Ajo ka thënë se është bërë pjesë e PDK’së pa asnjë kusht…. “më është premtu hapësira për kauzat e mia dhe tonat”, ka thënë Xharra, derisa ka shtuar se do ta vazhdojë punën me dinjitet.
E pyetur se si ndodhi ky aderim i saj në PDK, derisa ajo deri tani ka qenë kritikuese e kësaj partie, ajo ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë prapa shkrimeve që i ka bërë deri tani.
Ajo u pyet nga gazetarët se a do të kandidojë për kryetare të Prishtinës, mirëpo tha se nuk e ka një qëllim të tillë dhe se nuk do të jetë në listë të kërkojë vota.