Xhavit Haliti del kundër Kuvendit të Kosovës: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdohet!

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka dalë kundër Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila ishte miratuar dje, dhe që parasheh pezullimin e dialogut me Serbinë, deri në lirimin e ish- kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic, tha që dialogu me Serbinë duhet të vazhdohet, dhe në këtë mënyre të normalizohen raportet me shtetin serb.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdohet sepse ne nuk mund të fillojmë përsëri të luftojmë me ta”, tha ai për Gazeta Blic.

Kjo deklaratë e Halitit vjen pas kritikave që u bëri deputetëve kosovar, raportuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek e cila i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit “që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut”.

“Unë e respektoj mendimin e deputetes Ulrike Lunacek, ajo është një deputete evropiane”, shtoi Haliti.

Megjithatë Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të votuar nga shumica e deputeteve kërkon që të pezullohet dialogu me shtetin serb.

Pro kësaj rezulute ka dalë edhe ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e cila tha se ‘Qeveria do ta respektojë rezolutën e Kuvendit me të cilin kërkohet pezullimi i dialogut më Serbinë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme