Xhavit Haliti flet për peticionin “Drejtësi për Astrit Deharin”

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për peticionin e dorëzuar sot nga shoqëria civile në Kuvend, ku kërkohet mbajtja e një seancë të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit, i cili vdiq në fillim të muajit nëntor në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Parburgimit në Prizren.

Haliti i kontaktuar nga Gazeta Blic ka theksuar se sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, është kryesia ajo që vendos nëse do të ketë apo jo seancë të jashtëzakonshme.

“Unë nuk e kam  parë akoma, nuk e di a e kanë dorëzuar a jo. Në bazë të Rregullores, në qoftë se rregullorja e lejon atëherë, për Kuvend çka kalon e çka jo, është Kryesia që vendos. Dhe për seanca nuk vendos dikush jashtë Kuvendit”, tha ai për Gazetën Blic.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë dorëzuar peticionin #DrejtësiPërAstritin tek Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Ky peticion ka mbledhur 23,774 nënshkrime, ndërsa është thënë që ka pasur edhe nënshkrime të tjera mirëpo që ka pasur gabime tek numrat apo kanë qenë të komunave tjera jashtë Kosovës, të cilat nuk iu janë bashkangjitur dokumentacionit të dërguar.

“Ky numër është dyfishi i 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për inicimin e një seance. Në qoftë se qytetaret kanë kërkuar që të debatohet rreth kësaj çështje, ne presim që deputetët ta ndjejnë këtë përgjegjësi dhe të mbajnë seancën” ka thënë aktivistja Besa Luzha.

Kërkesat e tjera të parashtruara përmes këtij peticioni janë dorëheqja e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ajo e Ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, shkarkimi i personave përgjegjës në zinxhirin institucional dhe hetim i pavarur për vdekjen e Astrit Deharit.

Derisa nga shoqëria civile shpresojnë që séance për rastin Dehari të mbahet në fillim të dhjetorit, Haliti nuk ka dashur që të hyjë në atë se kur do të mbahet kjo seancë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme