Xhaxha e nip organizuan krimin? Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit, hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit

Hetimet mbi vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit me 6 tetor të vitit të kaluar, kanë mbetur në vendnumëro për shkak se prokuroria është në pritje të aktit të ekspertimit të celularit të të dyshuarit kryesor për krimin tronditës, Elvis Shkambi.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në muajin prill prokuroria firmosi shtyrjen e hetimeve me 3 muaj, për të administruar akt ekspertimet e celularëve të sekuestruar të dyshuarve, Elvis Shkambi e xhaxhait të tij, Gjon Shkambi.

Mësohet se përgjatë kësaj kohe ka përfunduar ekspertiza e celularit të Gjon Shkambit, ndërsa prokurorët ende s’mund të firmosin përfundimin e hetimin pa marrë dhe përgjigjen e celularit të autorit të dyshuar të vrasjes. Prokurorët duan të provojnë nga hetimi nëse ka patur bashkëpunim apo organizim paraprak nga xhaxha e nip për ekzekutimin e gjyqtarit.

Gjon Shkambi ka mohuar deri më tani të kishte dijeni për veprimet e nipit të tij Elvisit ndaj kundërshton akuzat e vrasjes. Ndërsa prokurorët dyshojnë së ai ka bashkëpunuar me nipin e tij Elvisin në rolin e nxitësit për të kryer krimin e rëndë, e për këtë arsye kërkohen me çdo kusht komunikimet mes tyre, por edhe analizim të bisedave me persona të tretë.

Gjyqtarit i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja, u qëllua me 3 plumba për vdekje pasditen e 6 tetorit 2025 sapo ai shpalli një vendim kundër familjes Shkambi që lidhej me çështjen e një prone në Shkodër. Elvis Shkambi u vetëdorëzua te policia menjëherë pas krimit që tronditës ndërsa më pas u arrestua dhe xhaxhai i tij.

The post Xhaxha e nip organizuan krimin? Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit, hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme