Xhemajlaj: Qytetarët e Drenasit ta kthejnë këtë ditë në festë

Isa Xhemajlaj, kandidat për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e Nisma për Kosovën, u ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që të dalin në zgjedhje dhe ta kryejnë obligimin e tyre në mënyre të dinjitetshme.

Pasi ka kryer obligim e tij qytetar duke votuar në qendrën e votimit në shkollën “Halil Bajraktari”, Xhemajlaj tha se pret që këtë ditë qytetarët e Drenasit ta shndërrojnë në ditë feste.

“Sot është raundi i dytë i zgjedhjeve në Drenas, i uroj të gjithë qytetarët e Drenasit ta kthejnë këtë ditë në festë, sepse sot është dita e tyre ata do të vendosin sot për të ardhmen e tyre, ata do të vendosin se kush do të jetë kryetari i Komunës së tyre. Ju bëj thirrje të dalin të gjithë në zgjedhje, ta kryejnë obligimin e tyre moral edhe ligjor dhe të votojnë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme”, tha Xhemajlaj, raporton KP.

Ai gjithashtu tha se kanë marrë masa që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, ndërsa ka cekur se ka pasur disa lëshime të vogla por jo që do e dëmtonin procesin zgjedhor.

Sa i përket fitores, Xhemajlaj tha se kjo varet prej banorëve të Drenasit dhe se ata vendosin kush do të fitojë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme