Xheneta i kundërpërgjigjet sërish Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon

Xheneta i është kundërpërgjigjur sërish Drilonit, pas reagimit të këtij të fundit, duke publikuar një video të re në InstaStory, ku ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.

Në videon e publikuar, Xheneta shfaqet duke udhëtuar në veturën e saj dhe i drejtohet drejtpërdrejt Drilonit, duke shprehur habinë për justifikimet që ai ka dhënë, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta.

Ajo thekson se Driloni ka pranuar që ka pasur interes për të luajtur, si brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ashtu edhe jashtë saj.

“E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi”, tha Xheneta në videon e saj.

Ajo gjithashtu mohoi kategorikisht se ngjarja kishte ndodhur vetëm një javë pas daljes së Drilonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke theksuar se ai kishte vazhduar të kontaktonte me të deri para disa ditësh.

“Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,” shtoi Xheneta, duke theksuar se ajo është në dijeni të më shumë materialeve që mund të publikohen në të ardhmen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme