Xhenis Sulimani pas publikimit të anketës: Po përfundon epoka e BDI – së

Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM), i cili njihet për saktësi maksimale, në anketën të publikuar ka bërë të ditur se BDI dhe BESA-RDK janë në garë të ngushtë në këto zgjedhje. BDI është akoma në krye me 13.4%, por dallimi ndaj Lëvizjes Besa tashmë është vetëm 3%. Ndërsa, RDK e Fadil Zendelit me të cilin BESA ka lidhur koalicion ka grumbulluar 1.9 %, duke e bërë këtë koalicion të ketë 12.1 përqind të votave dhe duke e ngushtuar diferencën në 1 %.

PDSH-së sipas kësaj ankete ka 6.3% dhe LR PDSH-së ka rejting prej 5%.

Rezultati tregon po ashtu se janë votuesit e papërcaktuar ata që do ta bëjnë dallimin.

Lidhur me këtë, politologu Xhenis Sulimani ka deklaruar për portalin Sakte.net se partitë e reja do ta koncentrojnë vëmendjen në numrin e votuesve të papërcaktuar.

“Numri i madh i të papërcaktuarve duhet të jetë beteja më e madhe e partive politike, sidomos i partive të sapoformuara. Partitë e deritanishme kanë rritur apatinë politike dhe është koha që të bëhet kthesë në kulturën politike të shqiptarëve në Maqedoni. Lajmi i mirë nga anketa e fundit është se partitë opozitare së bashku janë më të forta se BDI, ndërkaq afrimi i tyre jo që e rrezikon por është tregues se po përfundon “era e BDI””, ka deklaruar Sulimani.

Rezultatet e fundit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) kanë ngjallur panikë në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Që në orët e mëngjesit lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti është parë në terren duke mobilizuar strukturat e kësaj partie./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme