Xhudistja Nora Gjakova shkon në çerekfinale të Botërorit, i afrohet medaljes

Nora shkon në çerekfinale të Botërorit, i afrohet medaljes.

Nora Gjakova është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.

Garuesja kosovare e kaloi rrethin e tretë pasi e mposhti gjermanen Seija Ballhaus me ippon vetëm falë “golden score”, shkruan Gazeta Express.

Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse në atë të dytë e mposhti italianen Thauany David Capanni Dias.

Nora është garuesja e vetme që po vazhdon ta kërkojë medaljen sot, pasi vëllai i saj, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha i dhanë fund eksperiencës në Botëror.

Dje, po ashtu pa medalje mbetën edhe Distria Krasniqi e Erza Muminoviq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme