Xhuli në krahët e Amir Rrahmanit, a është ky mesazh për Noizyn dhe Erën

Ish konkurrentja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura feston sot ditëlindjen.

Që pas daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, ajo është bërë një nga personazhet më të diskutuara të showbizit shqiptar.

Po e themi këtë, sepse për Prive, Xhuli ka zbuluar edhe se me kë festoi ditëlindjen deri në orët e para të mëngjesit.

Bëhet fjalë për futbollistin Amir Rrahmani.

Goxha interesante apo jo?

Xhuli është përfolur shumë për një romancë me reperin Noizy, histori të cilën ajo e rrëfeu përgjatë izolimit në BBVK.

Në anën tjetër, Amiri mbetet i dashuri i fundit publik i këngëtares Era Istrefi.

Era dhe Noizy kanë lançuar dy projekte këtë verë, që rezultuan super të suksesshme.

Pra, Xhuli e Amiri, Era e Noizy, çfarë rastësie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme