Ylli Ibrahimi lëvizte me makinën e blinduar të Vis Martinajt, si u vra Klisman Preçi në Milot

ABC raporton se makina e blinduar, Toyota Land Cruiser me të cilin lëviznin mbrëmë Brahimi dhe Preçi përdorej edhe nga vetë Vis Martinaj. E njëjta makinë është përdoru për të afërm dhe miq në varrimin e Brilant Martinajt pak ditë më parë, i cili mbeti viktimë e atentatit me tre të vdekur në Fushë Krujë, bashkë me Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën.

Të dy viktimat e djeshme lëviznin me një “Toyota” të blinduar “Land Chrysler”, pasi më parë i kishin shpëtuar atentateve mafioze.

Ylli Ibrahimi i ka shpëtuar një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar. Atentatorët e biznesmenit, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme