Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se arsyetimi kryesor përse Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi po i vazhdohet arresti shtëpiak është mos ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion.
“Arsyeja, pra, është politike. Që i bie se arresti shtëpiak është politik. E që e shpërfaqë po ashtu se i tërë procesi është politik. Për arsye politike. Politikisht i arsyetuar. Politikisht i montuar”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Ymeri ka thënë se ndryshe nga aktivistët, një javë më parë Oliver Ivanoviqit iu caktua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa ishte i dënuar për vrasjen e 11 shqiptarëve dhe dëbimin e 11 mijë e 364 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës.
“Para një jave Oliver Ivanoviqit po ashtu iu caktua masa e arrestit shtëpiak. Ai, ndryshe nga aktivistët, është i dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë për organizimin dhe pjesëmarrjen në vrasjen e 11 shqiptarëve dhe dëbimin masiv të 11 mijë e 364 shqiptarëve nga pjesa veriore e Mitrovicës në vitin 2000. Ai nuk u gjykua asnjëherë për terrorizëm”, ka sqaruar Ymeri.
“Ndërkohë që aktivistët që morën pjesë në protestat publike kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, po”, ka shkruar në fund lideri i VV-së.