Ymeri e krahason Veselin me Vito Corleonen, e quan mafioz në politikë

Ymeri e krahason Veselin me Vito Corleonen, e quan mafioz në politikë

Lideri i LVV-së, Visar Ymeri krahasoi figurën e kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli me Marlon Brando në rolin e Vito Corleone.

Ai e filloi këtë me shpjegimin e filmit “Kumbara”.

“Kadri Veseli është tipik mafioz në politikë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Veseli kontrollon aparatin shtetëror, çka sipas tij e bën të shkojë përtej figurës së Corleones.

“Kadri Veseli e kontrollon tërë aparatin shtetëror, segmente të caktuara të policisë, disa borde. Dhe, po them që kjo është politikë mafioze e cila shkon në dobi të një klani njerëz, atë që mund ta quajnë familje”, ka deklaruar lideri i VV-së në Rubikon të KTV-së.

Ymeri theksoi se është rritur vetëdijësimi i qytetarëve të Kosovës dhe kjo sipas tij nuk e bën favorite PDK-në që të dalë e para.

“Mendoj që nuk i ka gjasat më të mëdha PDK të dalë e para sepse ky mafiozitet i Kadri Veselit po shpërfaqet çdo herë e më shumë”, ka thënë ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme