Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke e komentuar arrestimin e 6 aktivistëve të këtij subjekti, gjatë ditës së sotme, tha se ka informata që aktivistët e tyre janë rrahur dhe iu është kërkuar të pranojnë fajësinë.
Ai në një konferencë për media u ka bërë thirrje të gjithë organizatave që t’i vizitojnë aktivistët dhe të reagojnë për gjendjen e tyre.
“Kemi info që aktivistët janë rrahur dhe kanë pas presion për të deklaruar gjëra të ndryshme. I bëjmë thirrje të gjitha organizatave që të shkojnë t‘i vizitojnë dhe të reagojnë për gjendjen e të arrestuarve, po ushtrohet dhunë që aktivistët me pranu fajsinë, por kjo na bënë më të fort për 1 shtator”, tha Ymeri.
Madje ai theksoi se janë 300 mijë armë që ekzistojnë në Kosovë, ndoshta edhe në famijen time ka armë, por ato që janë gjetur sot janë propagandë.
Ymeri tregoi se më 1 shtator do të mblidhen në ora 11 para Kuvendit dhe të pengohet ratifikimi i Demarkcaionit.
“1 shtatori do të jetë fitore e regjimit aktual ose fitore e Kosoves”, shtoi Ymeri.