Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se më 5 nëntor 2016 vdiq Astriti, por siç tha ai, në këtë datë vdiq i gjithë shteti i Kosovës.
Në një fjalim të mbajtur në marshin protestues për rastin Dehari, Ymeri tha që në këtë datë vdiq edhe papërgjegjësia e institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Sipas tij, saktësisht një vit më parë, vdiq edhe besimi i qytetarëve mbi institucionet e sigurisë së vendit.
“Më 5 nëntor 2016 nuk vdiq Astriti, më 15 nëntor 2016, vdiq shteti i Kosovës. Më 5 nëntor 2016, vdiq përgjegjësia e institucioneve të sigurisë në Kosovë. Më 15 nëntor 2016, vdiq edhe fija e fundit e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e sigurisë së vendit”, deklaroi ai.
Ymeri tha që Lëvizja Vetëvendosje do vazhdojë të mbajmë gjallë kërkesën, për të kërkuar drejtësi për Astritin.
“Ne ende e mbajmë të gjallë kërkesën tonë, për të kërkuar drejtësi për Astritin”, ka thënë Ymeri.