Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se ndërkombëtarët nuk mund ta ndihmojnë Kosovën duke e lavdëruar pushtetin e tanishëm.
Ymeri në një intervistë për oranews thotë se megjithatë pret që ndërkombëtarët ta kuptojnë se kush janë krerët e shtetit të Kosovës.
Ymeri nuk ka dashur të komentojë faktin që zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nuk takoi përfaqësues të opozitës.
Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe dhe Demarkacioni janë marrëveshje të vdekura, dhe sipas tij, nëse do të ratifikohen, kriza në Kosovë do të thellohet, ndërsa opozita e ka gati reagimin e saj.
Duke komentuar skandalin e përgjimeve, kryetari Ymeri thotë se dorëheqja e Adem Grabovcit nuk mjafton, duke thënë se kjo tregon për kapjen e shtetit nga presidenti Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.