Ymeri tregon çfarë i tha Mogherinit në takimin e sotëm

Visar Ymeri, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se çfarë i ka thënë shefes së Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, në takimin e sotëm, të zhvilluar bashkë me liderët tjerë të partive politike në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Imponimi sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe zonjës Mogherini”, ka treguar Ymeri.

“Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve”.

“Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve”, shkruan Ymeri.

“Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shënjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme