Sakte.net / e Dielë – 02 Tetor 2016 – 15:15
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Viar Ymeri, sot ka thënë se Qeveria e Kosovës është vonuar për të sjell në Kuvend ligjin për “Trepçën”, dhe se sipas tij, mungesa e Ligjit për “Trpeçën”, gjigantin metalurgjik të vendit rrezikon ta shndërroj në një relikt, raporton “Zeri.info”.
Ymeri në një konferencë për media, ka thënë se nuk e kupton arsyen se përse Qeveria e Kosovës po e fsheh përmbajtjen e Ligjit për “Trepçën”, e madje ai vuri në dyshim edhe përmbajtjen e këtij ligji, pasi që siç deklaroi Ymeri, “çfarë ka që po e fsheh atë ligj dhe nga kush po e fsheh atë”.
Ymeri po ashtu, deklaroi se Trepça në pjesën jugore dhe në atë veriore duhet të bashkohet dhe se Qeveria e Kosovës duhet të punoj në këtë drejtim, pasi që siç deklaroi ai, bashkimi i gjigantit metalurgjik “Trepça”, pjesa veriore me atë jugore është vitale për jetësimin e vetë “Trepçës” dhe ekonomisë së vendit .
“Bashkimi i Trepçës veriore me atë jugore është i domosdoshëm për rivitalizimin e ndërmarrjes por edhe për potencialin e saj për të tërhequr investime direkte në segmentet e përpunimit industrial si dhe për funksionimin e duhur të kapaciteteve eksploatuese në miniera”, deklaroi Ymeri, raporton “Zeri.info”.
Ai po ashtu gjatë kësaj konference ka thënë se, Trepça vazhdon të rrezikohet nga keqqeverisja. Sipas tij, moskokëçarja nga ana e Qeverisë vazhdon ta mbaje Trepçën peng.
“Ligji për Trepçën nuk është në dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Qeveria nuk e ka shqyrtuar përmbajtjen e ligjit. A do të thotë kjo se ata nuk kanë vendosur që Trepça të jetë ndërmarrje publike?”, tha ai./Zeri.info/